Vendosni fjalën kyçe....

Ish-Guvernatori demokrat Andrew Cuomo akuzohet zyrtarisht se i kapi gjoksin me dhunë ndihmëses


Guvernatori i përjashtuar i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, është akuzuar për prekje të dhunshme, dy muaj pasi u hoq nga detyra nga Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut Letitia James, e cila tani kandidon për Guvernatore të Nju Jorkut.

Akuzat u ngritën të enjten në gjykatën e Albany.

Gruaja që e akuzon, Commisso pretendoi se Cuomo kapi gjoksin e saj në zyrë në nëntor 2020, në kulmin e popullaritetit të tij gjatë pandemisë. Ai e ka mohuar gjithmonë këtë akuzë.

Pretendimi i saj ishte më seriozi nga të gjitha akuzat e renditura në raportin e James. Cuomo ka pohuar gjithmonë se largimi i tij ishte i programuar nga James, për ta larguar atë nga rruga. Ajo kandidon për guvernator në nëntor 2022.

Njoftimi i akuzës ishte kaotik të enjten, por Lucien Chalfen, një zëdhënës i sistemit gjyqësor, e konfirmoi atë për The Washington Post.

Nëse shpallet fajtor, Cuomo mund të përballet me një vit burg.