Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj – operatorëve të transportit publik: Jo më abone të shitura në rrugë


Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka zhvilluar pasditen e sotme një takim, pas reduktimit të urbanëve në shenjë proteste nga ana e tyre.

Në takimin e sotëm me përfaqësuesit e transportit publik, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj kërkoi edhe formalizmin të shitjes së aboneve, që ato të mos shiten më dorazi.

Ai akuzoi operatorët si përgjegjës të këtij tregu dhe u kërkoi atyre se nëse nuk ka transparencë nuk do të ketë dot as zgjidhje për ta.

“Ne vazhdojmë të shesim abone ende nën dorë dhe kjo është informalitet dhe janë vetë operatorët që jua japin atyre. Para kjo zgjidhet me teknologji, paguan me celular, GPS dhe barcod do të shmangin abuzimet dhe do të forcojnë besimin.

Përndryshe ne do të hedhim para për të mbyllur një plagë që më pas do të vijojë metastaza që ka kapur sistemin në vitet në vijim. Se do kalojë Covidi, do kalojë kriza energjetike. Abonetë e kategorive sociale dhe studentët duhet të subvencionohen nga ministritë përkatëse, të cilat edhe ata nuk e kanë bërë këtë detyrë.”– tha Veliaj.

Sot kryebashkiaku Veliaj deklaroi se do të rimbursohet TVSH-ja dhe akciza e naftës për sektorin e transportit publik, por me kushtin që ata të bien dakord për vendosjen e GPS. Ai theksoi se nuk do të ketë heqje TVSH-se apo akcize, pasi sipas tij mund të lindin hapësira për abuzim. Po ashtu bëri me dije se nëse do ketë dakordësi, do të suvencionojë operatorët me 1 milionë euro.