Vendosni fjalën kyçe....

Një viktimë nga Covidi në 24-orët e fundit në Kosovë, 3 të infektuar


Këtë të hënë në Kosovë është raportuar një viktimë nga koronavirusi. Në raportin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se janë shënuar edhe tre raste të reja të të infektuarve.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 1.298 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.225.

Në total numri i rasteve aktive është 438. Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB”- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Në njoftim, qytetarëve të Kosovës u bëhet thirrje qytetarëve që të zbatojnë rregullat për mbajtjen e maskave, ruajtjen e distancës dhe të higjienës.