Vendosni fjalën kyçe....

Tirana fiton ngushtësisht derbin e zhyt Partizanin edhe më shumë në krizë


Tirana ka fituar derbin ndaj Partizanit mbrëmjen e sotme. Bardheblutë kanë triumfuar falë një goli të shënuar nfga Limaj me anë të një 11-metërshi në minutën e fundit shtesë të pjesës së parë.

Në një stadium të mbushur nga tifozeritë e të dy ekipeve, pati shumë emocion e raste nga të dy krahët po në fund fitorja i buzëqeshi Tiranës.

Pas këtij rezultati, Tirana është shkëputur në krye të renditjes me tre pikë më shumë se Teuta e Kukësi. Partizani nga ana e tij e sheh veten në krizë duke u renditur në vendin e tetë, pjesë e zonës së ftohtë pa asnjë fitore.