Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthejnë festat në glob, shitjet e shampanjës arrijnë nivelet e para pandemisë


Shitjet e shampanjës janë në rritje, duke u kthyer në nivelet e periudhës para pandemisëdhe bllokimet e mëvonshme, pasi njerëzve iu ndalua të organizonin festa.

Shitjet e shampanjës do të arrijnë një nivel maksimal katërvjeçar këtë vit, falë eksporteve në Shtetet e Bashkuara dhe Australi, tha lobi i prodhuesve francezë të verës së shampanjës SGV në fillim të këtij muaji. Shitjet midis janarit dhe gushtit u rritën me 11.9%, edhe krahasuar me të njëjtën periudhë të para-pandemisë 2019.

Në atë kohë, shtëpitë franceze të shampanjës dërguan 297.6 milionë shishe në nivel global. Në vitin 2020, megjithatë, rajoni eksportoi vetëm 244 milionë shishe, sipas të dhënave nga shoqata tregtare Comité Champagne. Qarkullimi për këtë sektor, i cili është industria e dytë më e madhe eksportuese e Francës pas aeronautikës, tregoi një humbje në fitime prej 980 milionë dollarësh.

Parashikimi i Sindikatës së Përgjithshme Franceze të Verëtarëve të Shampanjës është edhe më optimist. Grupi pret që gjendja e tanishme në tregjet globale të shampanjës mund të çojë shitjet në 305 milionë shisheve në të gjithë botën në 2021.