Vendosni fjalën kyçe....

Sulm me bombë në një lokal në Uganda pas paralajmërimeve nga Britania për “terrorizëm”


Një person është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në një shpërthim të dyshuar terrorist në kryeqytetin e Ugandës, Kampala.

Siç shkruan BBC, shpërthimi ndodhi mbrëmjen e së shtunës në një lokal, duke vrarë një kameriere 20-vjeçare dhe duke shkaktuar panik tek njerëzit jashtë në rrugë.

Policia thotë se tre sulmues të dyshuar u maskuan si klientë dhe vendosën eksploziv në një qese plastike.

Asnjë grup apo individ nuk e ka pranuar ende sulmin, të cilin presidenti i vendit e përshkroi si “një akt terrorist”.

“Publiku nuk duhet të frikësohet, ne do ta mposhtim këtë kriminalitet sikurse kemi mundur të gjithë kriminalitetin tjetër të kryer nga derrat që nuk respektojnë jetën.”- tha presidenti i Ugandës, Loëeri Museveni.

Shpërthimi vjen një javë pasi qeveria e Mbretërisë së Bashkuar lëshoi ​​​​një alarm për terrorizmin në Ugandë.

Qeveria britanike paralajmëroi qytetarët e vet në vendin e Afrikës Lindore – ku sulmet e këtij lloji janë të rralla, duke njoftuar se “terroristët ka shumë të ngjarë të përpiqen të kryejnë sulme”. Ky njoftim i këshillonte qytetarët britanikë të ishin vigjilentë në vendet publike, duke përfshirë restorantet dhe baret. Policia e Ugandës ka rrethuar skenën e shpërthimit, një vend i njohur për mish derri të pjekur dhe birrë, në një zonë kryesisht banimi në periferi të qytetit.