Vendosni fjalën kyçe....

Probleme me bombolën e gazit në shkollën “Ndre Mjeda” në Shkodër, reagon bashkia


Një bombol gazi u raportua se shpërtheu ditën e sotme në shkollën ‘Ndre Mjeda’ në Shkodër. Nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar e as dëme materiale.

Pas ngjarjes ka reaguar bashkia e Shkodrës që ka bërë me dije se nuk ka shpërthyer bombola e gazit por për prishje të çelsit të furnelës.

Në njoftimin e bashkisë thuhet më tej se çelsi është prishur pasi nuk është përdorur në mënyrë të rregullt gjatë ndezjes së sobës së gazit që përdoret për ngrohje.

“Ngrohja me gaz mbetet shqetesim. Çdo vit po zëvendësojmë ngrohjen me gaz nëpër shkolla, një trashëgimi e keqe. Shkolla “Ndre Mjeda” është ndër ato shkolla që është projektuar për t’u zëvendësuar. Në vitin 2015 kemi patur 53 shkolla që furnizoheshin me gaz. Në vitin 2020 falë punës së Bashkisë Shkodër ky numër është reduktuar në 18.” – shkruhet në reagim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *