Vendosni fjalën kyçe....

Agjencia e drejtuar nga Fauci bëri eksperimente mizore mbi qentë duke u prerë kordat që të mos qanin, kongresmenët i kërkojnë llogari


Anëtarët e Kongresit po kërkojnë përgjigje nga këshilltari mjekësor i Shtëpisë së Bardhë Dr. Anthony Fauci, pasi doli në dritë se agjencia e tij financoi eksperimente që përfshinin prerjen e kordave vokale të këlyshëve për të heshtur kuisjet e tyre.

“Ne shkruajmë me shqetësim të madh për raportet e eksperimenteve të kushtueshme, mizore dhe të panevojshme të financuara nga taksapaguesit mbi qentë të porositur nga Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID),” thanë 24 ligjvënës republikanë dhe demokratë të enjten në një letër drejtuar Faucit.

Letra vuri në dukje se si drejtor i NIAID, Fauci kishte drejtuar 1.68 milionë dollarë në dollarë të taksapaguesve për të financuar testimin mjekësor në të paktën 44 këlyshëve ‘beagle’ në vitet 2018-2019. Një faturë e dërguar në NIAID përfshinte një artikull për ‘kordektominë’, një procedurë në të cilën kordat vokale të kafshës priten ‘për t’i parandaluar ata të lehin, ulërijnë ose kuisin’, thuhet në letër.

Kjo procedurë mizore, e cila kundërshtohet me përjashtime të rralla nga Shoqata Mjekësore Veterinare Amerikane, duket se është kryer në mënyrë që eksperimentuesit të mos kenë nevojë të dëgjojnë klithmat e dhimbshme të këlyshëve të ‘beagle’. Ky është një keqpërdorim i dënueshëm i fondeve të taksapaguesve.

Nënshkruesit e letrës, përfshirë përfaqësues të Kongresit si Nancy Mace (R-South Carolina) dhe Ted Lieu (D-California), vunë në dukje se FDA ka thënë se eksperimentimi mbi qentë nuk kërkohet për miratimin e barnave të reja.

Ata kërkuan të dihet se sa teste të tilla ka financuar NIAID që nga viti 2018 dhe sa para janë shpenzuar. Përfaqësuesit gjithashtu i kërkuan Fauci të shpjegojë pse ai ka vazhduar të bëjë testimin mbi qentë, për sa kohë nuk kërkohet, dhe çfarë ka bërë agjencia e tij për të gjetur alternativa jo-shtazore.

Përveç kësaj, ata kërkuan më shumë detaje mbi kordektomitë, të tilla si kostoja dhe arsyetimi i procedurës së panevojshme, si dhe informacion nëse qentë janë vënë në dispozicion për adoptim pas përfundimit të testimit.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani