Vendosni fjalën kyçe....

Ish-mbretit të Spanjës iu ‘injektuan hormone femërore’ për të frenuar dëshirën e tij seksuale – Dëshmia


Ish-mbretit të Spanjës Juan Carlos I iu injektuan hormone femërore pasi dëshira e tij seksuale e shfrenuar ishte një rrezik për shtetin, ka pohuar ish-shefi famëkeq i policisë së vendit.

Ish-komisari i policisë José Manuel Villarejo, i cili po gjykohet për shantazh dhe korrupsion, pretendoi se ish-kreut të shtetit të turpëruar iu dha droga nga shërbimi sekret spanjoll për të ‘ulur epshin e tij’.

70-vjeçari pretendoi se Juan Carlos u injektua me ‘hormone femërore dhe frenues të testosteronit’.

Ai tha në një seancë parlamentare se dëshira e tij seksuale u bë një ‘problem për shtetin duke qenë se ai ishte një person i zjarrtë’, raportoi The Times.

Anëtarët e parlamentit u habitën me akuzat duke thënë se ato ngjanin më shumë me skenarin e filmit  të agjentit ‘James Bond’.

Villarejo pohoi se ish-shefi i Qendrës Kombëtare të Inteligjencës (CNI) dhe aleati i ngushtë i ish-monarkut, Félix Sanz Roldán, qëndronte prapa idesë së pretenduar.

Por Roldán mohoi se ai kishte luajtur ndonjë rol në administrimin e hormoneve, duke thënë se ai kishte mësuar për këtë vetëm kur ish-zonja e Juan Carlos, Corinna zu Sayn-Wittgenstein, i kishte thënë atij.

Ajo u regjistrua nga Villarejo në 2016 duke thënë se njerëzit në rrethin mbretëror i dhanë Juan Carlos ‘shumë hormone femërore për të hequr forcën e tij’.

Sayn-Wittgenstein gjithashtu pohoi se një mjek francez e kishte verifikuar këtë duke inspektuar ilaçet e tij duke shtuar se atij iu dhanë pilula gjumi të tepërta pas një operacioni në vitin 2011.

Ish-shefi i Shërbimit Sekret Villarejo pretendoi se raportet mjekësore treguan se kishte gjurmë të ‘frenuesve të testosteronit’ pas operacionit.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani