Vendosni fjalën kyçe....

Meta udhëton drejt Skocisë për të ndjekur nga afër skuadrën e zemrës, pritet nga Rudi Vata (FOTOT)


Presidenti Ilir Meta ka udhëtuar sot drejt Skocisë për të ndjekur nga afër ndeshjen Celtic-Ferencvaros, që luhet sot pasdite për Ligën e Europës.

Ai është pritur në Skoci nga legjenda e Kombëtares, Rudi Vata, i cili jeton prej vitesh në Skoci, pasi dhe djali i tij Roko aktivizohet me ekipet zinxhirë të Celtic.

Presidenti Meta njihet si tifoz i madh i skocezëve ndërsa herë pas here nuk ka ngurruar ta shprehë mbështetjen e tij për ta nëpër rrjete sociale.