Vendosni fjalën kyçe....

Shkaktoi aksident me vdekje, arrestohet 51-vjeçari nga Korça


Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë shtetasin V. Xh., 51 vjeç, banues në Korçë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Mitsubishi”, është përplasur me motomjetin tip “Lifan”, pa targa, me drejtues shtetasin P. V., 73 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, i cili si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën.

Ndërkohë po ashtu specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen N. K., 43 vjeçe, banuese në fshatin Bletas, Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur, një 38-vjeçare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.