Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Do rrisim pagat 40% për mjekët e 15% për mësuesit, efekti nis në janar


Kryeministri Rama ka premtuar rritjen e pagës 40% për mjekët e infermierët në vend ndërsa për mësuesit rritja do jetë 15%.

Ai e bëri zotimin gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, i shoqëruar nga ministrat Ahmetaj e Denaj.

“Pagat për bluzat e bardha do rritet 40% dhe ajo për arsimtarët do rritet 15%. Këto janë rritjet historikisht më të lartat ndonjëherë. Nuk dua të zgjatem shumë në hollësi pasi këtë do e bëjnë ministrat respektivë. Kursimi nga taksimi i ndershëm në Shqipëri është 21 milionë dollarë në vit dhe 166 milionë dollarë në këto vite. Kjo shumë, të cilën ata ua merrnin njerëzve, ne ua kemi lënë njerëzve në arkën e familjeve të tyre, ky është fakt. Vetëm nga kursimi i asaj taksës famëkeqe të sheshtë ne e kthyem në taksë të ndershme.” – tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *