Vendosni fjalën kyçe....

Përgjysmohet numri i urbanëve në Tiranë, shoqata: Qeveria e Bashkia s’plotësuan kërkesat, po shkojmë drejt kapitullimit


Shoqata e Transportit Publik ka njoftuar se nga dita e sotme ka përgjysmuar numrin e autobusëve në transportin publik.

Në një reagim zyrtar, ata bëjnë e dije se një vit e gjysmë pas rihapjes së ransportit publik, asnjë nga institucionet nuk ka marrë asnjë masë e nuk ka plotësuar kërkesat ekonomike të parashtruara.

Unioni bën me dije se për shkak të rritjes së çmimi të vazhdueshëm të naftës dhe mungesës së stafit, do pnunojnë më gjysmën e kapacitetit .

Reagimi

Të nderuar,

Përfaqsuesit e Unionit të Transportit Publik, ju vejnë në dijeni se pas një viti e gjysëm nga rihapja e transportit publik, ndodhemi ende në pikën fillestare ku asnjë nga institucionet përgjegjëse nuk ka marrë asnjë masë apo plotësim të kërkesave ekonomike të premtuara. E të gjendur në këtë situatë të pafuqishme ekonomike për të përballuar ecurinë e transportit dhe sidomos pas rritjes së vazhdueshme e të pandërprerë të çmimit të naftës dhe të largimit të stafit,jemi të detyruar që të operojmë nga datë 18.10.2021 me gjysmën e kapaciteit të flotës së mjeteve urbane.

Jemi në këtë situatë pas shumë kërkesash dhe njoftimesh si në isntitucionet vendore dhe ato qëndrore ku mos reagimi i tyre na bën që të shkojmë deri në një kapitullim ekonomik të këtij sektori. Duke kërkuar mirkuptimin e qytetarve, mbetemi në pritje të zgjidhjes së kërkesave tona nga ana e isntitucioneve përgjegjëse.