Vendosni fjalën kyçe....

Konstituohet Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit


Është mbledhur sot për herë të parë Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, ngritja e të cilit u kërkua nga Partia Demokratike.

Kryetari i këtij komisioni, Enkelejd Alibeaj konstituoi komisionin dhe prezantoi anëtarët e tij.

Gjatë fjalës së tij, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi ngriti shqetësimin se të pranishëm ishin 16 anëtarë, ndërkohë që kërkohet të mos jenë më shumë se 15.

“Para se të jap opinion për çështjen e procedurës, besoj se ka problem me numrin e anëtarëve. Diku nga maxhoranca nuk duhet të jetë pjesë e komisionit. Janë 16 anëtarë. Komisionet kanë 9 dhe jo më shumë se 15 anëtarë sipas ligjit. Është ligji që e përcakton rendin e ditës së mbledhjes së parë. Më së pari komisioni duhet të ketë miratuar dhe rregulloren, e cila është standarde, e certifikuar disa herë nga çdo komision hetimor i ngritur prej vitesh.

S’besoj se do të duhej më shumë orë për konsultim se 24 orë. Besoj se për t’ju përmbajtur dhe detyrimeve që ka ky komision, rendi i ditës do të duhet të qëndrojë asht siç e përcakton. Nuk është çështje e kryetarit, por duhet zbatuar ligji!”- deklaroi Bardhi.

Përbërja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 5 prillit

  •  Enkelejd Alibeaj    Kryetar                  PD 
     Toni Gogu             Zëvendëskryetar   PS
    Klotilda Bushka      anëtare                 PS
    Blerina Gjylameti    anëtare                 PS
    Aurora Mara           anëtare                  PS
    Klevis Xhoxhi         anëtar                     PS
    Nasip Naço            anëtar                     PS
    Petro Koçi              anëtar                     PS
    Bardhyl Kollçaku    anëtar                     PS
    Gazmend Bardhi   anëtar                     PD
    Oerd Bylykbashi   anëtar                     PD
     Ferdinand Xhaferraj      anëtar            PD 
    Ervin Salianji         anëtar                     PD 
    Kreshnik Çollaku   anëtar                     PD 
    Petrit Vasili            anëtar                      deputet i pavarur
  • Xhemal Qefalia       anëtar zëvendësues   PS
    Etjen Xhafaj           anëtar zëvendësues    PS 
    Arbi Agalliu              anëtar zëvendësues    PD
    Lindita Metaliaj        anëtare zëvendësuese  PD