Vendosni fjalën kyçe....

Media në Kosovë: Sulm me granatë në pikën doganore të Jarinjës


Rreth orës 17:00, është sulmuar me granatë pikë-qëndrimi i zyrtarëve policorë dhe doganierëve në kufirin e Jarinjes.

Sipas burimeve të KP-së granata është hedhur nga ana e Serbisë.

Përveç dëmtimit të objektit, nuk dihet nëse ka të lënduar.

Ragip Bunjaku, Ushtrues detyre si drejtor i Departamentit për Kufi, ka dhënë detaje lidhur me rastin në veri.

Nuk ka pasur sulm, ka rënë një plumb qorr. Jeni duke verifikuar atë”, tha Bunjaku, për Telegrafin.