Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset me thikë një i ri në Tropojë, arrestohet 53-vjeçari i dyshuar


Një 27-vjeçar është plagosur me thikë në Tropojë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Bajram-Currit, ku një 53 vjeçar nga fshati Dragobi, ka plagosur me thikë një 27-vjeçar nga fshati Gri. I plagosuri me inicialet P.M, ndodhet në Spitalin e Tropojës nën kujdesin e personelit mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

“Plagos me mjet të mprehtë një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, arrestohet autori.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan shtetasin;

  1. M., 53 vjeç, banues në fshatin Dragobi.

Në qytetin e Bajram – Currit, ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me mjet të mprehtë shtetasin P. M., 27 vjeç, banues në fshatin Gri, i cili ndodhet në Spitalin e Tropojës nën kujdesin e personelit mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale ‘ Plagosja e rëndë me dashje’, dhe ‘Mbajtja pa leje e armëve të ftohta’.”- njofton Policia.