Vendosni fjalën kyçe....

Berisha nga Kamza: Edi Rama po gjobit Shqipërinë, zinxhiri i gjyqeve shkon në1.6 miliardë euro


Kreu i Rithemelimit të PD-së ka denoncuar kryeministrin Rama se përdor fjalor të padenjë gjatë fushatës.

Ai tha se kreu i qeverisë është kryehajduti i Shqipërisë ndërsa theksoi se Rama e kryebashkiaku i Kamzës  Suli do shkojnë në burg.

Teksa prezantoi kandidatin e koalicionit Bashkë Fitojmë për Kamzën, Arjan Hoxha, Berisha tha se më 14 maj pushteti do u kthehet qytetarëve.

Ish-kryeministri akuzoi kryeministrin Rama se ka grabitur shqiptarët ndërsa shtoi se zinxhiri i gjyqeve kundër Shqipërisë në Arbitrazh kap vlerën e 1.6 miliardë eurove.

“Edi Ramën e ka kapur tmerri dhe flet për një fjalor të padenjë. Nuk më vjen keq për ato që i thotë Rakip Sulit sepse atë e ka bashkëhajdut, por problemi është se ai kërkon që ne të harrojmë që ai është hajduti më i madh në histori. Ai duhet të mësojë se në Zall Dardhë veshgjatit i thonë magjar, por bashkë me Rakipin do shkojë në kokërr të burgut në qeli. Këtë ta garantoj. Nuk paguajmë ne vjedhjet tuaja mor zotëri, Edi Rama të ka humbur mendja, kalon nga një takim në një tjetër i shastisur.

Arjan Hoxha, kandidati i dinjitetit tuaj, do shkrijë të gjithë energjinë e tij dhe do bëjë gjithçka së bashku me ju që ta ndryshojë gjendjen në Bashkinë e Kamëz dhe që taksat tuaja t’i shndërrojë në shërbimin tuaj. Më 14 maj Kamza ndahet nga sistemi më i keq që ka njohur njerëzimi. Të gjitha pushtetet sot janë në duart e një njeriu. Edi Rama kontrollon sot të gjitha pushtetet e këtij vendi dhe e vërteta është se kontrollon të gjitha financat, gjykata polici, shërbimin informativ, presidencë dhe çdo institucion tjetër.

Ne votojmë jo vetëm për të vendosur Arjan Hoxhën qytetar të parë në Bashkinë e Kamëz, por edhe për të shpërbërë pushtetin monist të Ramës dhe për të vendosur përsëri sistemin demokratik. Këto vite kanë qenë vite të në varfërimi të frikshëm të qytetarëve të Kamës. Vetëm në një vit Rama ka vjedhur 122 mld lekë në buxhetin e shtetit. Janë rrogat e 8 viteve për shqiptarët.  Edi Rama po gjobit Shqipërinë, 1.6 mld euro, 110 mln euro  e dënoi gjykata e Uashingtonin për Agon Channel ,kjo sepse ai Tv kritikonte Ramën.  Ai Tv shkoi të filmonte dasmën e Erion Veliajt që bëhej me paratë e ministrisë. Zinxhiri i gjyqeve nuk ka fund shkon në 1.6 mld euro. Pasi mblodhi paratë nga rritja e çmimeve nuk ia ndau qytetarëve, por ia dha klientelës së tij.” – tha Berisha.