Vendosni fjalën kyçe....

Delegacioni nga Senati Amerikan dhe ambasadorja Kim mbërrijnë në selinë blu për të takuar Bashën (FOTOT)


Pak më herët Partia Demokratike njoftoi se sot rreth orës 15.00 kryetari i kësaj force politike Lulzim Basha do të priste në takim në selinë blu, një delegacion nga Senati Amerikan.

Delegacioni ka mbërritur në orën 13:20 në selinë e PD-së, i kryesuar nga ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim. Ky delegacion përbëhet nga të deleguar të Senatit Amerikan, me zyrtarët si: Robert Karem, Paul Groce, Mike Levine, Alex MacFarlane dhe Tobei Arai.

Delegacioni i cili kryesohet nga diplomatja amerikane Yuri Kim është pritur nga nënkryetarja e PD-së Jorida Tabaku. Më poshtë janë edhe disa nga fotot e pritjes së delegacionit amerikan në selinë blu.