Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni për ‘Becchetti’-n, Taulant Balla: Shkel parimin e konfidencialitetit


Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka deklaruar se kërkesa për ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen “Becchetti” është në kundërshtim me ligjin sipas tij, pasi shkel konfidencialitetin.

Po ashtu ai hodhi dyshime se PD-ja po përdoret nga palë të treta, ndërsa ngren pyetjen se ku e gjetën atë dokumentin sekret.

 “Ne e kemi shprehur vullneti për 2 komisione dhe nuk do kemi kurrë ndonjë gjë me komisionet, që duhet të respektojnë se pari parimet kushtetuese, secili nga ne përpara se ti shërbejë interesave të partisë duhet t’i përmbahet parimeve kushtetuese. Kërkesa juaj është në shkelje të së drejtës ndërkombëtare, Arbitrazhi ka një tipar dallues që është konfidencialitet të gjitha proceset kur është palë Shqipëria në juridiksionet ndërkombëtare, konfidencialiteti është i detyruar, çdo shkelje përfaqëson shkelke të së drejtës kombëtare, kërkesa e paraqitur nga një grup i deputetëve të PD është në shkelje të hapur të konfidencialiteti sepse përmban disa paragrafë që mbrohen nga konfidincialiteti.

Kush ia ka vendosur në dispozicion vendimin në fjalë PD-së?

A mund një subjekt politik që funksion mbi bazë të Kushtetutës të shkelë parimin e konfidencialitetit, a po lobon PD në funksion të interesave private?

Në kushtet e një kërkesë naive PD po shkel rëndë parimet e të drejtës ndërkombëtare, jemi para një situate ku një subjekt politik po shfrytëzohet në kurriz të interesave të palëve të tjerave, por në asnjë rast të interesave të vendit tonë. Deputetët do duhet të plotësonin deklaratë, po përfshiheni në një proces lobingu që duhej të ishte deklaruar paraprakisht. Figura e deputetit po keqqpërdoret nga palë të tjera.”- deklaroi kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.