Vendosni fjalën kyçe....

Basha paralajmëron patronazhistët: Tërhiquni ose do gjeni belanë, Rama nuk iu mbron dot


Kreu i PD-së Basha e akuzoi kryeministrin Rama për aleancë me krimin e organizuar dhe oligarkët me qëllim të vetëm grabitjen e shqiptarëve dhe shkatërrimin e vendit.

Gjatë fjalës në Kuvend kryedemokrati tha se Rama e ka nisur aleancën me krimin që në kohën kur ka qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Po kështu ai paralajmëroi patronazhistët që të tërhiqen ndryshe do përballen me drejtësinë.

“Ti ke ardhur nga Parisi, kë bërë betejat e tua. Që kur je ulur në atë karrige kë bërë aleancë me krimin. Që kur ishe kryetar bashkie t’i dinë të gjitha si bashkëpunove me banditët. Në çdo tregues vendi është shumë më keq se në vitin 2013. Unë nuk kam gjetur asgjë gati. Të vetmin që gjeta gati ishte ‘tigri’ në zonën time elektorale. Sot e ke blerë energjinë më shtrenjtë sesa është në bursë. Paske ikur se nuk do të dëgjosh të vërtetat. Shqipëria është në shtet i kapur nga korrupsioni dhe këtë nuk ka them unë po ta thonë autoritetet anembanë botës. Patronazhistët ose do tërhiqen ose o i gjejë belaja. Ato janë sigurimi i ri i shtetit po nuk do e lejojmë të instalohet prapë sigurimi i shtetit. Edhe pse ti u jep zemër, kjo nuk do u bëjë punë. Fillimisht do të nxjerrim jashtë kësaj salle, pastaj kur SPAK-ut t’i rriten pak dhëmbët, ka nevojë për më shumë steroide,do e marrësh ndëshkimin edhe nga pushteti i tretë.” – tha Basha.