Vendosni fjalën kyçe....

Rama-Bashës: Dil këtu e sillu mirë, kur të kalosh nga kopja tek origjinali mbase mund të jesh gati për bashkëqeverisje


Në një kundërpërgjigje ndaj kreut të opozitës, kryeministri Edi Rama i bëri thirrje atij në fund që nëse dëshiron të bëje debat me argumente është i ftuar ta bëjë këtë, por jo të hyjë në garë me ish-kryeministrin Sali Berisha se cili e shan më shumë atë.

“Nëse do debat idesh, debat argumentesh, debat opinionesh, interpretim të ndryshëm të fakteve. urdhëro bujrum.

Nëse vjen këtu dhe i jep gojës si ai tjetri, atëhere mos u anko se të vjen foltorja në bisedë.

Nëse vjen këtu dhe lëshon të shara sikur akoma nuk e di nëse je në shumë apo realitet, ke një jerm erpotik që e shfryn këtu, atëhere s’ta kemi fajin ne.

Kështu që dil këtu, sillu mirë, por mos hy në garë se kush më shan mua më shumë. Se unë e shoh se kjo garë ka filluar mes teje dhe ustait. Me demek se ata që do ju zgjedhin ju do shohin se kush më shan mua më shumë.

Mos i hy kësaj maloreje, sepse për të shara nuk e konkuron njeri atë ustain tënd. Është sharësi dhe shpirësi më i madh që ka jetuar ndonjëherë në tokën shqiptare. Dakord?

Ti je shumë majolik për të bërë atë lloj vendi të jashtëderdhjes, kështu bëj debat, thuaj çtë duash s’ka problem. Por mos hyr në këto histori. Kur të kalosh nga kopja tek origjinali, nëse ti ke një origjinal brenda se s’ta kemi kuptuar atëhere kushedi, dro mund të bëhesh gati për bashkëqeverisje.”- tha Rama.

Kryeministri i ktheu përgjigje Lulzim Bashës, pasi ky i fundit i përmendi me emra disa oligarkë, ndërsa e akuzoi se në Shqipëri është rritur vetëm importi i bananeve, nisur nga fakti se janë kapur disa ngarkesa me kokainë.

Por Rama e konsideroi këtë vetëm një sulm të shëmtuar dhe iu drejtua Bashës: ”Këto janë gjoba Lulzim. E di gjithë Shqipëria që këto janë gjoba. Atë oligarkun që përmende, bëj letrat dhe çoje në SPAK”.