Vendosni fjalën kyçe....

Analisti kosovar tërhiqet nga daljet në TV (priten komentet e analistëve të Tiranës)


Analisti kosovar Jusuf Thaçi ka vendosur që për një periudhë të pacaktuar të tërhiqet nga paraqitjet publike në media.

Këtë gjë e bën të ditur vet analisti, ku nëpërmjhet rrjeteve sociale shkruan se ka bindjen se është konsumuar së tepërmi publikisht dhe prezenca e tij publike i është dukur se nuk ka sjellë ndonjë dobi për publikun.

“Jam i bindur që gjatë kësaj kohe sa kam marrë pjesë në qindra debate televizive kam ofruar shembull të mirë të debatit publik, duke debatuar bazuar në bindje personale, në parime dhe në fakte e argumente, duke respektuar bashkëbiseduesit, gjithmonë pa fyer e pa ofenduar askënd, pa ndërhyrje, pa zhurmë e pa show.” shkruan Thaçi.

Kjo tërheqje publike është ndoshta një shenjë normaliteti dhe tregues se autoritetet publike në Kosovë janë më të përgjegjshëm dhe me te rafinuar sa i takon imazhit të tyre.

Në televizionet e Tiranës ndodh shpesh që i njëjti analist (i ashtuquajtur) të jetë njëkohësisht në dy ose më shumë televizione.

Madje në Tiranë gallata arrin kulmin si në rastet kur për korrupsionin me ndërtimin flasin gazetarë që kanë ndërtuar dhe vet pallate; apo kur panelistë të caktuar flasin për kulturën e prapambetur politike në vend, ndërsa ata vet kanë punuar me vite këshilltarë pranë liderëve politikë. / Hashtag.al

 

Postimi i Jusuf Thaçit:

Njoftim për largim nga paraqitjet publike

Pas shumë vitesh prezent në media e në debate televizive, tashmë kam vendosur që për një periudhë të pacaktuar të tërhiqem tërësisht nga paraqitjet publike në media.

Nuk e di si qëndron realiteti, por bindja ime është se, pas shumë vitesh, tashmë jam konsumuar së tepërmi publikisht dhe prezenca ime publike (shpeshherë duke u përsëritur) më nuk sjellë ndonjë dobi për publikun.

Jam i bindur që gjatë kësaj kohe sa kam marrë pjesë në qindra debate televizive kam ofruar shembull të mirë të debatit publik, duke debatuar bazuar në bindje personale, në parime dhe në fakte e argumente, duke respektuar bashkëbiseduesit, gjithmonë pa fyer e pa ofenduar askënd, pa ndërhyrje, pa zhurmë e pa show.

Me këtë rast dua ta falënderoj jashtëzakonisht shumë Leonard Kerqukin dhe Arjeta H. Dragajn nga emisioni Pressing në televizionin T7 për bashkëpunimin shumë të mirë, për korrektësinë e treguar dhe për hapësirën televizive që më kanë dhënë gjatë gjithë këtyre viteve! Kurdo që mund të vendosi t’iu kthehem paraqitjeve publike në TV, atëherë Pressing dhe T7 do të jetë adresa e parë ku do të drejtohem.

Gjithashtu dua të falënderoj të gjithë kolegët panelistë për bashkëpunimin dhe korrektësinë, si dhe publikun që i ka përcjellë paraqitjet e mia televizive!

Jusuf Thaçi

Prishtinë, më 24 janar 2024