Vendosni fjalën kyçe....

Sherri pranë shkollës ‘Çajupi’ në Tiranë, shoqërohen pesë persona e kapet një armë zjarri


Policia ka dhënë hollësi lidhur me sherrin e ndodhur pranë shkollës ‘Andon Zako Çajupi’ në Tiranë mëngjesin e sotëm.

Sipas bluve në sherr janë përfshirë gjashtë persona, pesë prej të cilëve janë ndaluar në vendin e ngjarjes ndërsa njëri prej tyre është dërguar në spital për mjekim pasi është plagosur.

Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një armë zjarri pistoletë e policia bën me dije se po punon për të gjetur se kujt i përket.

Njoftimi

“Tiranë/Informacion paraprak

Pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Kongresi i Manastirit” ishin duke u konfliktuar dyshohet me sende të forta 6 persona, menjeherë në vendngjarje kanë shkuar sherbimet e Policisë Rrugore, të cilat ishin në patrullim dhe kanë ndërhyrë menjeherë. Më pas në ndihmë të tyre kanë ardhur sherbimet e Patrullës  së Përgjithshme dhe Forcat “Shqiponjat”të cilët kanë bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të metejshëm të konfliktit dhe shoqërimin e 5 shtetasve të dyshuar si pjesëmarrës në konflikt, për veprime të metejshme. Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar lehtë disa shtetas, ku njëri prej tyre shtetasi E. K. 32 vjeç, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, i dëmtuar me sende të forta.Në vendngjarje është sekuestruar një armë zjarri pistoletë, ku po kryhen veprimet përkatëse për të mësuar kujt i përket nga të shoqëruarve. Sqarojmë se nuk ka persona të lënduar nga përdorimi i armës së zjarrit. Vijon puna nga Grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.”