Vendosni fjalën kyçe....

PS-ja do votojë kundër komisionit hetimor për ‘Çështjen Becchetti’


Deputetët e Partisë Socialiste do votojnë kundër komisionit hetimor për çështjen Beçhetti, një nga tre komisionet e kërkuara nga Partia Demokratike.

Mësohet se socialistët do votojnë pro komisioneve për incineratorët e zgjedhjet e 25 prillit por pasi të riformulohet objekti i hetimit, shkruan Shqiptarja.

PD-ja dorëzoi javën e shkuar në Kuvend kërkesën për tre komisionet hetimore të lartpërmendura.

Sipas kreut të grupit parlamentar të PS-së, kërkesa e PD-së për komisionin hetimor për çështjen Beçhetti bie ndesh me vendimin e Gjykatës Kuyshtetuese, Kushtetutës së vendit dhe interesity të vendit duke qenë se është në proces gjyqësor.

“Lidhur me qëndrimin tonë për ngritjen e komisioneve hetimore. Njëra prej kërkesave bie në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese pasi bie ndesh me Kushtetutën dhe interesin e Shqipërisë pasi është në procese gjyqësore. Interesi më i madh është interesi i Shqipërisë. Shqipëria duhet të vazhdojë të mbrojë interesat e saj dhe ky ka qenë një sugjerim i Avokatit të Shtetit, i cili kërkon që kjo çështje të shtyhet dhe sapo Shqipëria të ketë ecur në procesin juridik dhe më pas mund të ngremë edhe këtë komision hetimor.” – ka thënë Taulant Balla.