Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet avioni me parashutistë në Rusi, flitet për 16 viktima


Një avion është rrëzuar në Rusi, duke i marrë jetën rreth 16 personave, megjithëse numri i saktë i viktimave nuk është zyrtarizuar ende. Ndërkohë raportohet për 7 të plagosur.

Agjencia e lajmeve TASS, shkruan se avioni u rrëzua rreth orës 09:11 (sipas orës lokale) në qytetin Menzelinsk, në Tatarstan.

Avioni L-410 Turbolet, i cili ishte në pronësi të një klubi ajror kishte mbi 20 persona në bord.

Shërbimi për shtyp i Ministrisë Ruse për Situatat e Emergjencës për TASS, tha se shtatë persona janë shpëtuar.

Sipas ministrisë, fati i 16 personave është ende i paqartë. Në bord ishin 23 persona, 21 prej tyre ishin zhytës me parashutë. Më herët, shërbimet e urgjencës thanë se 19 persona ishin vrarë në aksidriaent, por më pas kishte raportime se ky informacion nuk ishte i saktë. Ndërkohë që Ria Novosti raporton se numri i të vdekurve është 16.