Njëmbëdhjetë makina dhe një kamion i bashkisë së Athinës janë djegur në lagjen Patisia të Athinës.
Sikurse bëjnë me dije mediet lokale, një kamion plehrash u përfshi nga flakët në orët e para të së dielës në rrugën Karamanlaki të kryeqytetit. Zjarri ishte aq i madh sa u përhap shpejt në 11 makinat që ishin parkuar aty pranë.
Punëtorët që ishin në kamionin e plehrave janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje, duke hequr koshat dhe materialet e tjera që mund të merrnin flakë dhe ta bënin situatën edhe më të vështirë, ndërsa për fat të mirë flakët nuk u përhapën në ballkonet e shtëpive. 18 zjarrfikës me 6 automjete, u nevojitën në skenën e ngjarjes për të shuar flakët. Deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa spekulohet se ai ka ardhur nga materiali i ndezshëm brenda kamionit të plehrave, ose nga një rrjedhje karburanti.