Vendosni fjalën kyçe....

Milan gjen lojtarin për mbrojtjen në Brazil


Milan prej kohësh ishte në kërkim të një mbrojtësi dhe për të siguruar prapavijën ka shkuar në Brazil për të marrë shërbimet e lojtarit të Flamengos.

Leo Duarte, ka arritur marrëveshjen me kuqezinjtë. Lojtari është duke pritur për tu zgjidhur dokumentet e fundit, dhe më pas do të niset drejt Italisë për të kryer vizitat mjekësore, dhe për të firmosur kontratën me ekipin e ri.

23-vjeçari do të transferohet në “San Siro”, për shifrën e 10 milionë eurove, plus 1 milionë euro në formën e bonuseve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *