Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet shtetasi shqiptar në Itali, u kap me 1 kg kokainë


Një shqiptar, me banim në Perugia, u arrestua nga Guardia di Finanza për trafik droge.

Ai u ndalua për një kontroll ndërsa udhëtonte me drejt Perugias, në lartësinë e Torgianos.

Mediat italiane raportojnë se gjatë kontrolleve, gjithashtu me ndihmën e reparteve të qenit, në makinën me motor të madh u gjet e fshehur një kilogram kokainë.

Përveç drogës, policia ka sekuestruar makinën, 490 euro dhe dy celularë, njëri prej të cilëve është i “enkriptuar”.

Nëse do dilte në treg droga do kapte vlerën e 100 mijë eurove.