Vendosni fjalën kyçe....

I kapen dy automatikë dhe një pistoletë, shpallet në kërkim 30-vjeçari në Vlorë


Policia e Vlorës ka sekuestruar dy automatikë, 1 pistoletë dhe municion luftarak në një banesë në Vlorë.

Sekuestrimi i armëve të zjarrit është bërë në banesën e 30-vjeçari A.A banues në fshatin Mallkeq.

Gjithashtu janë sekuestruar edhe 2 jelekë si të policisë.

30-vjeçari është shpallur në kërkim pasi nuk është gjetur në banesë.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, si rezultat i kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale, bazuar dhe në informacionet që Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dispononte, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit A. A, në fshatin Mallkeq, Vlorë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri automatik, njëra me silenciator, 1 armë zjarri pistoletë, 6 karikatorë me fishekë, 2 jelek dhe 2 kapele si të Policisë.

Në vijim të veprimeve specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, shpallën në kërkim shtetasin A. A. alias A. I., 30 vjeç, banues në fshatin Mallkeq, Vlorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Vlorë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”-njofton policia.