Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 6 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi


Greqia ka konfirmuar viktimën e gjashtë nga koronavirusi. Mediat e shtetit fqinj shkruajnë se viktima më i fundit është një paciente 70-vjeçare nga Kastoria e cila ishte shtruar në spitalin e qytetit. Ajo është gjithashtu viktima e tretë e virusit në këtë zonë .

Sipas raportit të fundit të njoftuar nga kreu i Komitetit të Specializuar të Ministrisë së Shëndetësisë, Sotiris Tsiodra, janë regjistruar 31 raste të reja të konfirmuara në Greqi, duke e çuar në 418 numrin e përgjithshëm të pacientëve me koronavirus në 23 ditët e fundit të pandemisë.

Nga këta, 6.5% e tyre, raportohen si pacientë të cilët nuk është e qartë se nga kush janë infektuar. Të dielën e kaluar, pacientët pa një burim të njohur të transmetimit ishin 44, dhe janë dyfishuar në tre ditët e mëparshme, nga 22 në 44. Tani duket se rritja ka përparuar me 20 raste të reja në tre ditë, duke ngritur shqetësime.

Greqia ka shpallur masa të reja më të rrepta dhe nuk lejon grumbullimet e më shumë se 10 personave në hapësira publike. Ata që shkelin ligjin përballen me gjobë deri në 1.000 euro për person.

Sa për bizneset, jane urdheruar të operojnë përmes shërbimit online dhe telekomunikacionit, ndërsa në bizneset kur kjo nuk eshte e mundur, “do të operojnë me stafin e nevojshëm me rotacion, duke respektuar në mënyrë rigoroze distancën e nevojshme midis punonjësve.”

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *