Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Kim takohet me ministren e Financave: Forconi masat kundër pastrimit të parave


Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar sot një takim me ministren e re të Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimajn.

Zonja Kim shprehet se SHBA nxit forcimin e masave kundër pastrimit të parave. Po ashtu ajo shprehet se dhe mbështet fiskalizimin dhe dixhitalizimin e procedurave për përmirësimin e taksimit, transparencës dhe llogaridhënies.

“U takova dje me ministren e re të Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj për ta uruar atë për emërimin.

SHBA nxit forcimin e masave kundër pastrimit të parave, mbështet fiskalizimin dhe digjitalizimin e procedurave për të përmirësuar taksimin, transparencën dhe llogaridhënien. Rregulla të qarta, procese efikase dhe gjykata të pastra do të tërheqin investimet amerikane, si dhe mbrojnë nga aktorët e këqij. Kjo është lidhja mes demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit.”- shkruan ambasadorja Kim.