Vendosni fjalën kyçe....

Google e YouTube s’do lejojnë më reklama që mohojnë ‘ndryshimeve klimatike’: Kjo bie ndesh konsensusin e gjerë shkencor


Google dhe filiali i tij YouTube nuk do pranojnë më reklama me përmbajtje që shkon kundër ‘konsensusit shkencor’ mbi ngrohjen globale, duke hequr të gjitha reklamat nga postimet me pretendime të pasakta në një përpjekje për të luftuar ‘mohimin e ndryshimeve klimatike’.

Kompania njoftoi masën në një postim në blog të enjten, duke përditësuar politikat e saj mbi reklamat në mënyrë që të ‘sigurojë një mjedis të sigurt’ për reklamuesit dhe të mbrojë përdoruesit nga ‘pretendimet jo të besueshme’ apo ‘të rreme’, kura mjekësore ose kundërshtim tyë vaksinave.

“Partnerët tanë të reklamave dhe botuesve kanë shprehur shqetësime për reklamat që shfaqen ose promovojnë pretendime të pasakta në lidhje me ndryshimet klimatike,” tha kompania, duke vënë në dukje se kjo nuk është vetëm e keqe për biznesin, por ndikon edhe te publiku.

“Kjo është arsyeja pse sot, ne po shpallim një politikë të re fitimi parash për reklamuesit në Google, botuesit dhe krijuesit në YouTube, që do të ndalojë reklamat dhe fitimin e parave nga përmbajtja që kundërshton konsensusin e mirë-krijuar shkencor rreth ekzistencës dhe shkaqeve të ndryshimit të klimës.”

Ndërsa kompania nuk ofroi një përkufizim të hollësishëm të përmbajtjes së ndaluar, ajo citoi disa shembuj, duke përfshirë postimet që konsiderojnë ndryshimin e klimës ‘një mashtrim’ si dhe ‘pretendime që mohojnë se trendet afatgjata tregojnë se klima globale është ngrohja, dhe pretendimet që mohojnë se çlirimet e gazrave serrë ose veprimtaria njerëzore ndihmojnë në ndryshimin e klimës’.

Zbatimi i politikës së re do të kombinojë ‘mjete të automatizuara’ si dhe ‘rishikim njerëzor’, shtoi Google, megjithëse sistemi algoritmik i vendimmarrjes në YouTube nuk është i njohur saktësisht për shkallën e tij të lartë të saktësisë. Megjithatë kompania këmbënguli se do të ‘kërkonte me kujdes’ për ‘kontekstin’ para se të ndalonte reklamat.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani