Vendosni fjalën kyçe....

Rikthehen protestat për ndërtimin e Unazës së Madhe, banorët kundër prishjes së banesave


Janë rikthyer protestat për ndërtimin e Unazës së Madhe në Tiranë.

Këtë herë janë ngritur në protestë banorët e rrugës Josif Pashko të cilët preken nga vijimi i Unazës së Madhe.

Punimet janë ndërprerë teksa banorët shprehen kundër prishjes së shtëpive të tyre.

Banorët kanë bllokuar edhe aksin kryesor me kazanët e plehrave duke mos lejuar qarkullimin e automjeteve.