Vendosni fjalën kyçe....

Basha: BE-ja të punojë për marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, problemet e pazgjidhura kthehen në kriza


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i pranishëm në forumin e Partive Popullore Evropiane ka bërë thirje që BE-ja të punojë për një zgjidhje përfundimtare të marrëdhëneve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë që së pari 5 shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur duhet të njohin pavarësinë e Kosovës.

Ngjarjet e fundit në kufirin Kosovë-Serbi dhe në Malin e Zi, tregojnë se sa e brishtë mbetet paqja dhe stabiliteti në këtë rajon. Remineshencat e një të kaluare jo shumë të largët, të përziera me interesa gjeo-strategjike të fuqive jo-perëndimore, janë një fitil që mund të ndizet nga momenti në moment.   Siç e dimë të gjithë, problemet e pazgjidhura shumë lehtë mund të kthehen në kriza. Kjo është arsyeja pse është jetike për BE-në që të përqendrojë energjinë e saj drejt marrëveshjes përfundimtare të njohjes reciproke midis Kosovës dhe Serbisë.

Dhe për ta arritur këtë, njohja e Kosovës nga 5 Shtetet Anëtare të mbetura duhet së pari të përfundojë. Asnjë paralelizëm nuk mund të bëhet, asnjë argument nuk mund të justifikojë mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, përderisa Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka certifikuar atë Vetëm në këtë mënyrë, Ballkani Perëndimor do të hyjë në një epokë të re të bashkëpunimit dhe zhvillimit, e cila me siguri do të jetë një vlerë e shtuar për BE-në”.