Vendosni fjalën kyçe....

Aksident me 4 të plagosur në aksin Milot-Rrëshen, nisen me urgjencë drejt Traumës


Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Milot-Rrëshen. Mësohet se një mjet tip ‘Renault’ është përplasur me një tip ‘Ford’, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona.

Ata janë transportuar me urgjencë për në spitalin e Traumës

“Rreth orës 16:55, në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në Skuraj, automjeti tip ‘Renault’ është përplasur me mjetin tip ‘Ford’, ku si pasojë kanë marrë dëmtime 4 shtetas dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.