Vendosni fjalën kyçe....

Paloka për deklaratat e Ramës mbi krizën energjitike: S’ka lidhje me krizën botërore, s’zgjidhet as me 7 as me 8 pika po me rrëzimin e regjimit


Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, ka denoncuar kryeministrin Rama lidhur me deklaratat e këtij të fundit për krizën eneregjitike që pritet të prekë vendin duke lënë pasoja.

Paloka shkruan se kriza botërore energjitike nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë dhe se e gjitha ka të bëjë me grabitjen e lekëve që paguajnë shqiptarët për energjinë.

Ai ironizon edhe kreun e partisë, Basha, i cil ditën e djeshme bëri 7 propozime për zbutjen e gjendjes. Paloka thekson se kjo punë nuk zgjidhet as me 7 e as me 8 pika po vetëm duke përmbysur regjimn e Ramës, që ka marrë peng një popull.

“Nuk e ka fajin kriza boterore jo! Asnje lidhje nuk ka! Po kur shteti drejtohet nga hajdute dallkauke si Rampalla qe vendos ne krye te OSHE-se nje tjeter hajdut dallkauk , sigurisht ketu do perfundojme! Cela nuk eshte vene aty per te menaxhuar as energjine e as parate qe paguajne shqiptaret qe ta kene energjine. Cela eshte aty per te vjedhur parate e shqiptareve qe pastaj me nje pjese te vogel te parave qe ju ka vjedhur,  t’ju bleje dhe voten ne zgjedhje ! Me hajdute-dallkauke te tille eshte mbushur gjithe kupola drejtuese e administrates! E kjo situate nuk zgjidhet as me shtate e as me tete pika, por duke permbysur kete rregjim hajduto-dallkaukesh qe ka marre peng nje popull te tere!” – shkruan Paloka.