Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplaset me një motorr në Elbasan, një i plagosur


Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Elbasan, ku si pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Mësohet se një makinë tip ‘Toyota’ është përplasur me një motorr, duke bërë që të mbetet i plagosur drejtuesi i mjetit më të vogël, shtetasi me inicialet N.XH, 61 vjeç.

“Më datë 04.10.2021, rreth orës 08:00, në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh, në fshatin Katundi i Ri, mjeti tip ‘Toyota’, me drejtues shtetasin A.N., 32 vjeç, banues në Tiranë , është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin N.Xh., 61 vjeç, banues në fshatin Broshkë, Elbasan.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.