Vendosni fjalën kyçe....

“Ta kapim përbindëshin” – Qytetarët e Malit të Zi organizohen për protestë pas vrasjes së 19-vjeçares shqiptare në Tuz


Sheila Bakija

Qytetarët në Mal të Zi kanë bërë thirrje për protesta ditën e sotme, pas vrasjes së shqiptares 19-vjeçare në Tuz nga partneri i saj.

Pjesë e këtyre thirrjeve ka qenë edhe modelia shqiptare nga Mali i Zi, Emina Cunmulaj.

“Çohu malsi në këmbë se nuk kemi bija me na u vra. Çohu se sot është e dikujt tjetër, nesër mund të jetë në derën tënde.”- thuhet në një nga thirrjet për protestë të postuara nga Cunmulaj. Protesta do të mbahet përpara Policisë së Tuzit sot në orën 12:00, pasi qytetarët bëjnë përgjegjëse policinë për ngjarjen, që s’mundi ta mbrojë 19-vjeçaren, pavarësisht denoncimeve të saj për dhunë.

Ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë, ku Ilir Gjokaj shkoi në banesën e familjes së Shejla Bakijas, duke qëlluar me breshëri arme kë i doli përpara. Plumbat i morën jetën 19-vjeçares Shejla Bakija, ndërsa mbeti i plagosur rëndë babai i saj. Ndërkohë gjyshja e cila ka parë gjithçka ka pësuar infarkt si pasojë e tronditjes.

Në rrjetet sociale po qarkullon një mesazh i shkruar në vetën e parë për vajzën e re, duke nxitur qytetarët që të marrin pjesë përpara institucioneve në Tuz.