Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Veliaj i lidhur me Teheranin, pastron paratë


Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta në drejtim të kryetarit në detyrë të Bashkisë së kryeqytetit, Erion Veliaj, sa i takon inceneratorit të Tiranës.

Në deklaratën e tij, Berisha tha se Veliaj pastron paratë e Gardës Revolucionare të Iranit, duke thënë se Veliajn ka të dhënë që e lidhin me Bruno Presecin dhe Ali Aliabadin, ish-komandantin e Pasdaran, tani sipërmarrës i madh në Iran, nën sanksione ekonomike të BE dhe SHBA.

Berisha shton se rezulton se pronar kryesor në dokumente i kompanisë së inceneratorit të Tiranës është Bruno Preseci, i cili ka për ortak një kompani që thuhet se është po e tij. Pra, në dokumente ai figuron ortak me 43 përqind, por duke pasur parasysh se kompania tjetër italiane, thuhet se është po e tij, ai shkon në 80 përqind aksioner i kompanisë së Erion Veliajt.

Të dhëna të qarta lidhin djegësin e Tiranës, Erion Veliajn me Bruno Presecin dhe Ali Aliabadin, ish-komandantin e Pasdaran, tani sipërmarrës i madh në Iran, nën sanksione ekonomike të BE dhe SHBA. Unë e kam denoncuar këtë lidhje me Iranin të Erion Veliajt, siç jeni ju dëshmitarë. Erion Veliaj nuk ka guxuar kurrë të përgënjeshtrojë qoftë edhe njëherë të vetme, denoncimin e kësaj lidhje të rrezikshme për Shqipërinë. Lidhja e Erion Veliajt me Teheranin nuk është e re. Daton 15-20 vjet më para.

Udhëtimet e tij të shpeshta janë denoncuar nga shërbime të vendeve partnere. Unë i kam denoncuar ato publikisht.

Tani rezulton se pronar kryesor në dokumente i kompanisë së inceneratorit të Tiranës është Bruno Preseci, i cili në fakt ka për ortak një kompani që thuhet se është po e tij. Pra, në dokumente ai figuron ortak me 43 përqind, por duke pasur parasysh se kompania tjetër italiane, thuhet se është po e tij, ai shkon në 80 përqind aksioner i kompanisë së Erion Veliajt. Italiani që u hetua këtu, Gabriele, u arrestua, u dënua dy vite duke i thënë se dënohesh pa faj. Ajo që është kulmore është se Gabrielit i bënë një espulso, 5 vite nuk ka të drejtë të futet në Shqipëri. Se Gabrieli është dëshmitari i të gjithë aktivitetit të mafies së tmerrshme Rama-Veliaj-Preseci.

Gabriele di çdo gjë, siç din shoferi i tij, Miliad Lopa. Miliadi në fakt është konfident i Brunos. Miliadi është një qytetar shqiptar që udhëton disa herë në muaj në Teheran.” tha Berisha.