Vendosni fjalën kyçe....

Ervin Bushati emërohet Drejtor i Postës Shqiptare


Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati është emëruar drejtor i Postës Shqiptare.

Bushati pritet të prezantohet zyrtarisht ditën e nesërme.

Ervin Bushati ishte në listat e PS për Tiranën në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, por nuk arriti të merrte mjaftueshëm vota për të siguruar mandatin e deputetit, pasi disa deputetët jashtë listës fituese thyen herësin e partisë dhe i “rrëmbyen” mandatin.

Kështu Bushati zëvendëson në këtë post Laert Duraj i cili la postën për tu bërë deputet.