Vendosni fjalën kyçe....

Trump ka mbledhur 34 milionë dollarë për fushatën në vitin 2023 – AP


Ish-presidenti Donald Trump ka mbledhur më shumë se 34 milionë dollarë për fushatën e tij për zgjedhjet presidenciale 2024 që nga fillimi i vitit, e nxitur nga një rritje e madhe në dhurime që nga shpallja e akuzave penale kundër tij në Nju Jork.

Totali i tij pas aktakuzës së 30 marsit i afrohej asaj që ai kishte marrë gjatë tre muajve të mëparshëm.

Raporti i fundit i Trump për mbledhjen e fondeve që do dorëzohet të shtunën në Komisionin Federal të Zgjedhjeve do tregojë se ai ka mbledhur më shumë se 18.8 milionë dollarë midis llogarisë së tij kryesore të fushatës dhe një llogarie të përbashkët për mbledhjen e fondeve gjatë tre muajve të parë të vitit, tha fushata.

Nga kjo totale për periudhën 1 janar-31 mars, 4 milionë dollarë erdhën pasi Trump u padit më 30 mars nga një juri e madhe në Manhattan me akuza në lidhje me një çështje të parave të heshtura nëzgjehdjet presidenciale të 2016-ës.

Numrat për mbledhjen e fondeve u raportuan fillimisht nga Politico. Trump filloi të mbledhë fonde nga lajmet e aktakuzës së tij dhe fushata e tij tha se ai mori 15.4 milionë dollarë që nga shpallja e akuzave.

Vetëm disa kandidatë kanë hyrë zyrtarisht në garë për primaret republikane, ambasadorja e Trump në OKB, Nikki Haley, një ish-guvernatore e Karolinës së Jugut; ish-guvernatori i Arkansas, Asa Hutchinson, i cili njoftoi disa ditë pas ngritjes së aktakuzës së Trump; dhe sipërmarrësi i teknologjisë Vivek Ramaswamy.

Më shumë kandidatë, duke përfshirë guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis, pritet të hyjnë në garë deri në kohën kur raportet e ardhshme për mbledhjen e fondeve të bëhen në mes të korrikut.