Vendosni fjalën kyçe....

Rama mban fjalën në Asamblenë e Përgjithshme të OBK-së: Shqipëria do ulet në Këshillin e Sigurisë me agjendë të qartë


Kryeministri Edi Rama po mban fjalën e tij në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, duke vënë theksin te disa nga sfidat kryesore në botë sot.

Rama u ndal te pandemia e koronavirusit, duke i bërë thirrje botës mbarë që të sigurojë urgjent vaksina për vendet më të varfra, pasi sipas kryeministrit shqiptar, të pavaksinuarit mbartin rrezikun e përhapjes së virusit.

Është një nder i veçantë të mbaj këtë fjalë si përfaqësuesi i një vendi, që për herë të parë në historinë e vetë i bashkohet OKB, si anëtar jo i përhershëm për periudhën 2022-2023. Rëndësia e këtij evenimenti për një shtet, që jo shumë kohë më parë konsiderohej si më i izoluari dhe i shtypuri në botë, dhe ndjenja e përgjegjësisë që marrin është aq e madhe, sa nuk e shpreh dot me fjalë.

Shqipëria i sjell OKB pikëpamjet enjë vendi të vogël, por të angazhuar, i vetëdijshëm për sfidat e të ardhmes. Ka zbuluar mundësitë e bashkëpunimit shumëpalësh. Shqipëria është një vend që karakterizohet nga respekti, toleranca fetare. Ajo do të ulet në Këshillin e Sigurisë me një agjendë të qartë përparësisë, që përfaqëson atë që vetë Shqipëria moderne përfaqëson, respektimin e ligjit dhe të drejtave të njeriut, zgjidhet me konsensus, përfaqësimin e grave, angazhim konkret e të vazhdueshëm për të luftuar kundër terrorizmit dhe ekstremizmit. Është kënaqësi të kthehem fizikisht në këtë sallë paqeje, për të folur për sfidat e përbashkëta, pandeminë, që ka shkaktuar dhimbje të tmerrshme kudo. Edhe Shqipëria ka vuajtur nga kjo plagë. Sot kemi më shumë se gjysmën e popullsisë shqiptare të vaksinuar dhe presim të vaksinojmë të gjithë popullsinë në 10 muajt e ardhshëm. Një nga mësimet e kësaj tragjedie është se asnjë vend nuk mund të përballet i vetëm.

Kjo është arsyeja pse dhjetëra mjekë shqiptarë ikën për të ndihmuar në Itali, dhe më pas patëm fatin të presim mjekët italianë për të na ndihmuar. I detyrohem një falënderim nga zemra atyre që na u gjendën të na ndihmojnë, Turqinë, Komisionin e Bashkimit Evropian, Italinë, Greqinë, Letoninë, Danimarkën, etj. Do jemi në gjendje të triumfojmë vetëm përmes luftës së përbashkët dhe bashkëpunimit të pandërprerë.

Jemi avokatë të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe mbështesim propozimin për një traktat të ri ndërkombëtar. Ne duhet të qëndrojmë bashkë dhe t’i rezistojmë çdo tubimi. Është urgjente të ofrojmë vaksina, sepse të pavaksinuarit mbarin rrezikun dhe mund të kthejnë pas atë që kemi fituar deri tani”, tha Rama.