Vendosni fjalën kyçe....

Policia jep detaje nga sherri në Berat: Efektivi u plagos pasi ndërhyri të shuajë sherrin


Policia ka dhënë njoftim zyrtar mbi ngjarjen e ndodhur në Berat ku mbeti i plagosur një efektiv policie.

Sipas njoftimit efektivi ndërhyri për shuarjen e një konflikti të tre vëllezërve me një shtetas tjetër, ku gjatë sherrit tre vëllezërit kanë dhunuar policin dhe kanë tentuar t’i marrin armën e zjarrit e cila gjatë konfrontimit fizik pistoleta ka kryer qitje dhe ka plagosur në këmbë punonjësin e policisë.

Personat e përfshirë në sherr janë ndaluar më pas nga policia.

Sot rreth orës 20:20, ka ardhur një telefonatë në Sallën Operative se në lagjen “Dëshmorët e Kombit” shtetasit G.M., M.M. dhe A.M (vëllezër) po konfliktoheshin me shtetasit A.M dhe bashkëshorten e tij shtetasen O.M .

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë ndërhyrë për shuarjen e konfliktit.

Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, tre vëllezërit kanë dhunuar, goditur dhe kanë tentuar ti marrin armën e shërbimit njërit prej punonjësve të policisë dhe gjatë konfrontimit fizik dyshohet se arma ka kryer qitje të pavullnetshme ku është plagosur në këmbë punonjësi i policisë J.Xh, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Berat, nën kujdesin e mjekëve.

Nga shërbimet e policisë është bërë, neutralizimi dhe shoqërimi i personave në konflikt dhe është siguruar vendi ngjarjes.

Është krijuar menjëherë një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, vijon puna intensive për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *