Vendosni fjalën kyçe....

Rama bën thirrje për njohje: Asamblesë së OKB-së i mungon Kosova, ajo është realitet


Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara bëri thirrje që të njihet ndërkombëtarisht edhe Kosova.

Ai tha se Asamblesë i mungon Kosova dhe tashmë pas 13 vitesh është realitet që njohja të bëhet.

“Kjo Asamble e madhe nuk është dhe nuk do të jetë e plotë pa një nga shtet e rajonit tona, Republikën e Kosovës. Me keni dëgjuar më shumë sesa njëherë të bëj thirrje për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Nuk është opsesion dhe as diçka thjesht sa për ta thënë për kauzën, është ftesë për të njohur realitetet e reja në zemër të Evropës, në Ballkanin Perëndimor ku një shtet i ri  lindi me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare.

Kjo punë duhet të përfundohet dhe dua ta përsëris këtë thirrje. Realiteti na ka treguar se ne, kosovarëve, serbëve dhe gjithë ballkanasve, evropianëve dhe kujtdo që do ta shohë se një Kosovë e pavarur dhe sovrane është një realitet që vazhdon prej 13 vitesh dhe ka sjellë më shumë paqe dhe stabilitet.

Shqipëria mbështet si alternativë të vetme dialogun mes Kosovës dhe Serbisë që do të sjellë njohjen e ndërsjelltë mes dy shteteve. Çdo ditë pa një marrëveshje të tillë është një ditë e humbur, një ditë që i hiqet së ardhmes së përbashkët. E them me bindje absolute, vetëm maturia dhe vizioni do ta lejojë më në fund Serbinë të heqë barrën e së shkuarës”, tha Rama.