Vendosni fjalën kyçe....

Rusët argëtohen edhe ditën e zgjedhjeve, veshjet e pazakonta me të cilat shkuan të votojnë (Fotot)


Ditën e dielë, rusët iu drejtuan kutive të votimit për zgjedhjet e përgjithshme që panë partinë në pushtet Rusia e Bashkuar që të shpallte fitoren.

Edhe pse bëhet fjalë për një ngjarje serioze, shumë votues rusë zgjodhën të argëtohen edhe në një ditë si ajo. Një pjesë e tyre shkuan në qendrat e votimit me veshje krejt të pazakonta.

Ndër kostumet që u vërejtën ishin ato nga filmi i Piratët e Karaibeve, veshje kalorësish mesjetarë e plot pamje të pazakonta.