Vendosni fjalën kyçe....

Berisha sulmon dy prokurorët e SPAK-ut: Kraja i verbuar nga hakmarrjet e vjetra


Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar sulmet ndaj dy prokurorëve të SPAK-ut që po hetojnë çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” për të cilën akuzohet për korrupsion dhe është në masën detyrim paraqitje dhe kufizim i daljes jashtë territorit të Shqipërisë.

Berisha në një konferencë për mediat deklaroi se dy prokurorët janë verbuar nga hakmarrjet e vjetra prandaj e akuzojnë.

Për Arben Krajën, ish-kryeministri tha se e ka shkakruar me ligjin e lustracionit pas rënies së komunizmit. Ndërsa Enkelejda Millonai e akuzoi si të lidhur me bandat e Elbasanit.

Pjesë nga deklarata:

A e dini ju që Mellonai, prokurorja e bandës së Elbasanit, përfaqësuesja e bandës së Elbasanit, merr pak çfarë ka bërë me djegësin e Elbasanit prej Qazim Sejdinit, që ishte kapoja, Don Lala, i denoncuar nga unë kushedi sa herë. Sa herë e kam denoncuar këtu aktin e saj kriminal të marrjes së dosjes së qytetarit Jamarbër Malltezi për lidhjet e saj obskure me Taulant Ballën. Jamarbër Malltezi padit për shpifje 3-4 vjet më parë Taulant Ballën. Dosja shkon në Gjykatën e Lartë. Natyrisht Gjykata e Lartë vendos siç thotë Taulant Balla. Malltezi kishte të drejtën ta dërgonte dosjen në Gjykatën Kushtetuese për ta dërguar në Strasburg. Kurse kjo mafioze që nuk njeh ligj apo Kushtetutë, shkon dhe merr dosjen në Gjykatën e Lartë dhe nuk ia jepte avokatit për të bërë procesin gjyqësor. Dhe këta keqpërdoren pastaj. A mund të quhet prokurore kjo? Se çdo prokuror, çdo njeri i drejtësisë është i vetëkuptueshëm që duhet të zbatojë me përpikmëri ligjin, por një nga të drejtat më themelore të një njeriu është të ketë një proces të drejtë gjyqësor. Dhe procesi i drejtë gjyqësor, kalon jo fitoi apo nuk fitoi gjyqin, por kalon në shkallët e gjyqësorit deri në Strasburg. Por për përfaqësuesen e Suel Çelës, përfaqësuesen e Taulant Ballës, përfaqësuesen e bandave, ky ligj nuk ka vlerë. Ndaj dhe kjo i shërben Edi Ramës si mercenare. Pra, nuk jemi ne, nuk jam unë. Do flas për gjykatësen po të duash, për atë që është emëruar kryegjykatëse sot. Do t’i dëgjoni, po nuk jam për këto çështje këtu.

Po dua të them se kur Edi Rama shërbehet me eksponentë të tillë të botës së krimit, me eksponentë që shkelin ligjet organike dhe kushtetuese të vendit, çfarë pret t’i themi ne?

Si mund të pranohen vendime apo veprime të këtyre që nuk ka epitet që nuk meritojnë?

Arben Kraja, duket e ditur se është larguar si hetues i Sigurimit nga sistemi i drejtësisë, me një iniciativë personale të Sali Berishës për ligjin, nuk mund të merrte, po të mos kishte ngelur ai që ka qenë.

Ligji i sotshëm nuk e lejon atë të jetë në SKAP. Ka një nen ligji, por ai është ai aty dhe kryesoi edhe SKAP-in.

Millonai, po të kishte minimumi, po të mos ishte byk, ndërgjegje profesionale dhe njerëzore, por pikërisht se janë të verbuar nga hakmarrjet e vjetra, marrin dhe mendojnë se do më impresionojnë mua. Aspak. Se këtu është Edi Rama. Çfarë janë Arben Kraja dhe Mellonai? Është Edi Rama.