Vendosni fjalën kyçe....

Pas sherrit në lokal, 35-vjeçari në Durrës kundërshton dhe godet punonjësit e policisë


Foto ilustruese

Një 35-vjeçar është vënë në pranga sot në qytetin e Durrësit, pasi kundërshtoi dhe goditi punonjësit e Policisë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.12 të qytetit bregdetar, ku shtetasi me inicialet Sh.M kishte patur një konflikt në një lokal, ku kishin ndërhyrë punonjës të Policisë. Por gjatë shoqërimit, qytetari i ka kundërshtuar uniformat blu duke përdorur dhe forcë.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. M., 35 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Durrës, për veprat penale ‘Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik’ dhe ‘Goditje për shkak të detyrës’. Ky shtetas, pas një konflikti në një lokal në lagjen nr.12, gjatë kontrollit fizik dhe gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë, ka kundërshtuar dhe ka goditur mënyrë të përsëritur punonjësit e Policisë.”- thuhet në njoftimin e Policisë.