Vendosni fjalën kyçe....

Hyn në fuqi rregullorja e re për punonjësit e burgjeve: Nga ndalimi i pjesëmarrjes në politikë, tek takimi me familjarët e të dënuarve


Hyn në fuqi rregullorja e re për punonjësit e Policisë së Burgjeve.

Sipas vendimit të Ministrisë së Drejtësisë, që mban firmën e ish-ministres Etilda Gjonaj, do të ketë një sërë kufizimesh për punonjësit e burgjeve, duke nisur që nga mospërfshirja në politikë apo qënia pjesë e ndonjë partie.

  • “Janë shkelje shumë të rënda:
  • a) mospërmbushja e rëndë e detyrave;
  • b) mosrespektimi i përsëritur i afateve të caktuar në përmbushjen e detyrave, të cilat kanë sjellë pasoja shumë të rënda;
  • c) moszbatimi haptazi i dispozitave ligjore për përmbushjen e detyrave funksionale;
  • ç) braktisja e punës ose mungesa e pajustifikuar dhe e vijueshme për 5 ditë pune ose më shumë; d) përfitimi në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë i dhuratave, favoreve, premtimeve ose trajtimeve preferenciale, të cilat jepen për shkak të detyrës;
  • dh) fshehja, ndryshimi ose asgjësimi i dokumenteve zyrtare në formë shkresore ose elektronike;
  • e) përsëritja e një shkeljeje të rëndë disiplinore, për të cilën është në fuqi një masë disiplinore;
  • ë) përdorimi, në mënyrë të përsëritur, i statusit si punonjës i Policisë së Burgjeve, me qëllim krijimin e përfitimeve për vete ose për të tjerët;
  • f) mosmarrja nga eprori e masave të nevojshme për parandalimin e pasojave të mëtejshme në rastet e shkeljeve të rënda disiplinore të kryera nga vartësit e tyre;
  • g) anëtarësimi në një parti politike ose shprehja publikisht e bindjeve ose preferencave politike gjatë ushtrimit të detyrës.”- thuhet në nenin 4 të Rregullores.

Punonjësve të burgjeve nuk iu lejohet as takimi me familjarë të të burgosurve apo persona të inkriminuar. Në vendim paralajmërohet se nëse nuk respektohen këto kritere, punonjësi përjashtohet nga puna.