Vendosni fjalën kyçe....

Kosova shtyn nisjen e shkollave, mbyll çerdhet, mësim online për studentët


Kosova ka vendosur shtyrje e fillimit të mësimit në vend edhe për dy javë. Shkak për këtë është bërë gjendja e krijuar për shkak të pandemisë Covid-19 në vend.

Po kështu përveç shtyrjes së kthimit në klasa të nxënësve, qeveria Kurti ka vendosur mbylljen e  plotë të çerdheve.

“Aktiviteti mësimor në institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar, duke përfshirë edhe institucionet e arsimit parashkollor dhe të qëndrimit ditor pezullohet deri më datë 26 shtator 2021. Ky pezullim vlen edhe për aktivitetin mësimor me prezencë fizike në institucionet publike dhe private të arsimit universitar”, thuhet në vendimin e qeverisë.

“Për familjet me fëmijë të regjistruar në institucione parashkollore dhe me dy prindër të punësuar (ose qe ka vetëm një prind dhe ai prind është i punësuar), njëri prind lirohet nga obligimi për t’u paraqitur fizikisht në punë gjatë periudhës 13 – 26 shtator 2021”, thuhet në ndër pikat e masave të reja, shkruan Koha.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, Vitia, studentët do e zhvillojnë mësimin online ndërsa për t’u regjistruar në konvikt duhet të kenë certifikatë vaksinimi, tampon ose test test serologjik.