Vendosni fjalën kyçe....

Del videoja, shtëpia e Epsteinit ishte e mbushur me foto grash nudo


Një video e publikuar së fundmi nga policia tregon çfarë kishte brenda rezidencës së Jeffrey Epstein në Florida.

Në fakt siç shkruan “CBS News”, videoja vjen nga një hetim i vitit 2005 mbi marrëdhëniet e Epsteinit me vajzat e mitura por janë publikuar vetëm ditët e fundit.

 Pamjet tregojnë si dukej kati përdhes i shtëpisë së Epsteinit, pjesa sipër dhe zona e pishinës. Shtëpia në Palm Beach e Epsteinit është vetëm një nga vendet, ku shumë prej viktimave kanë deklaruar se janë abuzuar.

Lart Epsteini mbante një foto të ish-të dashurës së Epsteinit, Ghislaine Maxwell. Ajo është akuzuar për rekrutimin e vajzave të mitur për Epsteinin. Maxwell nuk është vënë nën akuzë nga autoritetet dhe mohon ta ketë bërë një gjë të tillë.

Por pamjet tregojnë edhe foto të tjera në shtëpinë e Epsteinit e cila mesa duket ishte e mbushur plot me foto të grave nudo.

Në njërën prej fotografive tregohet një vajzë, rreth moshës gjashtë vjeç, duke u përkulur me një fustan të vogël me pjesën e pasme të saj të ekspozuar.

Në një foto tjetër, një vajzë me flokë të zinj, që duket se është rreth 15 vjeç, pozon me bikini të zezë të vogël mbi një vajzë krejtësisht nudo, e shtrirë në një plazh. Fotot nuk po i publikojmë për arsye etike.